close
Rajoni

HAGË: NESËR – DËNIMI PËR STANISHIQIN E SIMATOVIQIN

069E8F9D-4585-498A-BD03-71A564EE2A6D

AKUZOHEN PËR KRIME NË BeH DHE KROACI


Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare pritet që të mërkurën në Hagë të shqiptojë dënimin e shkallës së parë për ish-krerët e shërbimit sekret të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të akuzuar për krime të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, gjatë konflikteve të armatorsura në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Aktvendimin për këtë duhet ta marrin gjykatësit Burton Hall, Joseph E. Chiondo Masanche dhe Seon Ki Park.

Aktakuza ngarkon Stanishiqin dhe Simatoviqin se nga prilli i vitit 1991 e deri në dhjetor të vitit 1995, në ballë me presidentin e atëhershëm të Serbisë, Slobodan Milosheviq, kanë marrë pjesë në veprimet kriminale me qëllim të largimit të shumicës së boshnjakëve dhe kroatëve nga pjesë të territorit të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Në fakt, fjala është për përsëritjen e procesit gjyqësor, për shkak se Tribunali i Hagës, më 2013 Jovica Stanishiqin dhe Franko Simatoviqin, krerët e njësive më famëkeqe në luftimet në Bosnjë e Kroaci, i shpalli të pafajshëm, por dy vjet më vonë, më 2015, Gjykata e Apelit miratoi ankesën e Prokurorisë duke urdhëruar përsëritjen e procesit me të njëjtën aktakuzë. Në muajin prill të këtij viti u mbajtën fjalët përfundimtare: Prokuroria e Hagës kërkoi dënim të përjetshëm, ndërsa mbrojta e të akuzuarëve – lirimin e tyre. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia