close
Rajoni

HAHN: MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI TË JETË SPECIFIKE, JO PRECEDENT

hahn-1-933×445

Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent. Kështu ka deklaruar komisioneri evropian Johannes Hahn për gazetën malazeze “Pobjeda”, duke shtuar se ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Pikëpamja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini si ndërmjetëse në negociata është e qartë dhe ishte i qartë nga fillimi i mandatit të saj, veprimi i përbashkët për një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe në rajon si një tërësi është prioritet kryesor i Bashkimit Evropian”, tha ai.

I pyetur nëse ndryshimet e kufijve janë të pranueshme për BE-në, eurokomisioneri tha se një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e zbatueshme dhe realiste e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. /KlanKosova/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia