close
Top LajmeVendi

HAKVERDI: GJERMANIA ME SINJAL POZITIV PËR FRANCËN DHE HOLANDËN

Screenshot_1

Numërimi deri te data për negociata me BE-në


Vendimi i Bundestagut në Berlin për mbështetjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, do të duhej t’i inkurajonte ta bëjnë këtë edhe vendet në mëdyshje –  Holandën, Danimarkën dhe Francën, thekson deputeti gjerman Metin Hakverdi. Ai është i bindur se Këshilli Evropian do të vendosë që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, që sipas tij është në interes edhe të Evropës. Sinjale pozitive sipas disa organizatave joqeveritare vendase vinë edhe nga Parisi zyrtar, edhe vendimi përfundimtar nuk do të jetë i ditur deri në momentin e fundit.

Po të ishte diplomat shprehet se do të thoshte se është “optimist i moderuar”, por si deputet në Bundestagun gjerman nga koalicioni SPD, Metin Hakverdi thotë se “do të fillojmë negociata” me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme.

“Kam parandjenjë të mirë. E di si ishte herën e kaluar, në qershor. Tani kemi sinjal të fuqishëm nga koalicioni i madh në Gjermani, ku janë edhe konservatorët në qeveri, se dëshirojmë të fillojnë negociatat. D.m.th, do t’i nisim negociatat.” – deklaroi Metin Hakverdi, deputet në Bundestag.

Me qëllim që ta analizojnë në mënyrë direkte disponimin në Paris disa organizata joqeveritare vendase udhëtuan atje, duke takuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

“Dë të thoja se përshtypjet janë neutrale drejt atyre pozitive. Është përmirësuar perceptimi në krahasim me verën, rreth paraqitjes për meritat e vendit të fillojë negociata me BE-në. Shqetësimi kryesor i shoqërisë franceze dhe i elitës politike është që të sigurohen se nuk do të ketë procese reverzibile, pasiqë të fillojnë negociatat dhe do të mbyllen disa kapituj, të mos ketë kthim pas, me probleme në drejtësi dhe në sistemin gjyqësor.” –tha Marko Troshanovski, OJQ Instituti për demokraci.

Edhe pse secili vend vendos vetë, Hakverdi thekson se disa nga vendet anëtare, e shfrytëzuan faktin qe Bundestagu gjerman nuk kishte marrë vendim, si justifikim edhe ato të jenë të përmbajtura në dhënien e rekomandimit. Tani, dy javë pas vendimit të Bundestagut, shpreson se do të inkurajohen Franca, Holanda dhe Danimarka që t’i mbështësin negociatat. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia