close
EkonomiVendi

HAPEN QENDRAT TREGTARE, HOTELIERËT ENDE NË PRITJE

download

Ende nuk ka vendim kur restoranet dhe kafeteritë do t’i hapin dyert për qytetarët. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thekson se protokolli është përgatitur, por pritet dritë jeshile nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Nga ana tjetër sektori i hotelierisë përgatitet, edhe pse me kapacitet të përgjysmuar.

Nuk ka sqarim pse që nga java e kaluar u hapën qendrat tregtare, ndërsa ende pritet vendim për hapjen e objekteve hotelierike. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se protokolli është përgatitur dhe varet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse kur do të hapen restoranet dhe kafeteritë.

“Ne kemi biseduar në Shtabin kryesor koordinativ dhe Ministria e ekonomisë ka kërkuar hapje të objekteve hotelierike në mënyrë tjetër, por ne si ministri ku në kompetencë është sektori i hotelierisë dhe turizmit i respektojmë të gjitha propozimet dhe rekomandimet nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse.”

Nga ana tjetër hotelierët janë të përgatitur dhe presin që sa më shpejt të fillojnë me punë.

“Punojmë me 100% shpenzime dhe me personel, rrymë, ujë, ngrohje qendrore, telefona, qira, fatura…Gjithçka 100%, ndërsa me 30% kapacitet të tavolinave dhe karrikeve, gjithashtu edhe mysafirëve, në asnjë variant nuk kemi arsyetim ekonomik, ndërsa qeveria duhet ta dijë se duhet të na ndihmojë sepse kemi mbetur më të prekurit.”

Këtyre ditëve janë vërjetur një numër i madh i fotografive në rrjetet sociale të turmave brenda në qendrat e hapura tregtare dhe në tregje, kështu që shtrohet pyetja pse qendrat tregtare u hapën para objekteve hotelierike, të cilët në muajin mars  ishin të parat që u mbyllën. Bekteshi pret vendim për hapjen e tyre nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, ndërsa një pjesë e protokollit që do të jetë e obligueshme për të gjitha objektet hotelierike është dezinfektimi i obligueshëm, distancë prej 2 metrave në mes tavolinave dhe pajisje mbrojtëse e obligueshme për personelin por edhe për mysafirët në objekte./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia