close
EkonomiVendi

HAPET PLATFORMA SOLIDARE E DONATORËVE

download

Përmes platformës së re online, qytetarët por edhe kompanitë do të kenë mundësi të dhurojnë mjete në luftën kundër Covid-19 dhe të njëjtët të jenë të regjistruar në listën e dhuruesve. Mjetet, siç thonë nga qeveria, do t’u dedikohen më shumë kategorive të qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë. Nga ana tjetër pronarët ankohen për masat e dobëta ekonomike, për të cilat zv/kryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska thotë se janë të mjaftueshme dhe zhvillimore.

“Të gjithë ne së bashku përballemi me sfidën më të madhe të natyrës shëndetësore dhe ekonomike në dekadat e fundit. Kemi marrë, marrim dhe do të marrim masa që ta tejkalojmë këtë. Por së bashku mundemi shumë më tepër”,tha Angelovska.

Përmes platformës online “solidarnost.gov.mk” qeveria kërkon ndihmë nga qytetarët dhe kompanitë për dalje nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga Covid 19. Një pjesë e madhe e pronarëve, pjesa më e madhe nga sektori i hotelierisë, i cili ishte edhe më i prekuri në këtë situatë, këtë platformë e shohin me sy kritik dhe kërkojnë që qeveria t’i përforcojë masat ekonomike dhe jo të kërkojë nga ata të dhurojë, për çka zv/kryeministrja Mila Carovska mendon se janë të mjaftueshme dhe zhvillimore.

“Deri më tani kemi pasur tri pako të ndihmës ekonomike, një pjesë ishin për uljen e goditjes në këtë krizë socio-ekonomike. Pakoja e fundit është zhvillimore dhe nxit lëvizje më të madhe të kompanive dhe të ekonomisë në përgjithësi në vendin tonë” ,tha Carovska.

Deri tani në dy fondet paraprake solidare kanë dhuruar rreth 1000 qytetarë dhe 130 kompani. Carovska është e kënaqur nga pjesëmarrja.

“Ne jemi shoqëri solidare, e treguam edhe në këtë krizë, secili që ka dhuruar ka treguar se mundet, sipas kapacitetit të dhurimit mendoj se me atë që disponojmë si shtet është plotësisht e mjaftueshme” ,tha Carovska.

Maqedonia e Veriut ka kërkuar ndihmë për ballafaqim me virusin korona edhe nga vendet e huaja, rreth 10 vende i janë përgjigjur thirrjes. Gjermania ka ofruar edhe opsion që pacientët nga Maqedonia e Veriut të sëmurë me Covid-19 të mjekohen në spitalet e tyre. Këtë e njofoti ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska. Deri më tani përmes fondeve solidare janë grumbulluar rreth 200 milionë denarë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia