close
Top LajmeVendi

HAPET RRUGA PËR FILLIM TË BISEDIMEVE ME BE-NË, LIGJI PËR PP-NË NUK ËSHTË KUSHT

hapet-rruga-per-fillim-te-bisedimeve-me-be-ne-ligji-per-pp-ne-nuk-eshte-kusht_5d8f30d5acd72

Rruga e nisjes së bisedimeve të vendit me Bashkimin Evropian dalëngadalë po hapet. Bundestagu gjerman të enjten në mbrëmje dha dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ndërsa sinjale pozitive vinë edhe nga Franca, pas deklaratës të ambasadorit francez, Chrisian Thimonier i cili tha se pret dritë të gjelbër edhe nga kryetari Emanuel Macron.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerisnka thotë së është pozitive miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, por nuk është vendosur si kusht. Për Qeverinë dhe për Komisionin Evropian, sipas Sheqerinskës, më e rëndësishme është sigurimi i kushteve për pasur shtet të së drejtës funksional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e Bundestagut gjerman me shumicë të madhe miratuan nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së. Maqedonisë nga Bundestagu gjerman i kërkohet garantimi i kursit reformues dhe rrumbullakësimi i reformave të nevojshme siç është sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Mass e përshëndeti vendimin e Bundestagut duke vlerësuar se mbështetja është sinjal i rëndësishëm dhe se reformat po vlerësohet.

“E përshëndes votimin e sotëm të Bundestagut gjerman për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor”, tha Hahn menjëherë pas votimit.

Euroambasadori Samuel Zhbogar thotë se vendimi që do të sillet në tetor do të varret se si do ndikojnë disa situata në rajon.

“Ka disa situata në rajon, duke përfshirë këtu situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Dua të them se rajoni është i ndërlidhur, askush nuk është plotësisht i pavarur. Suksesi i njërit shtet do të ndikojë ndaj suksesit të shtetit tjetër dhe e kundërta”, tha Zhbogar.

Mbështetje dhe dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve pret edhe ambasadori francez në vend, Christian Thimonier.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia