close
Vendi

HAPET SEZONA E SKIJIMIT NË ” KODRËN E DIELLIT”

kodra e diellit

Sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” do të hapet më 15 dhjetor 2021 (e mërkurë), duke filluar nga ora 9:00.Të mërkurën dhe të enjten, skijimi dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikëve në Ski-Qendër do të jetë pa pagesë.

Ski-Qendra do të punojë nga ora 9:00 deri në ora 15:30.

Në ditën e hapjes do të vihen në funksion:

– Teleferiku me gjashtë ulëse.

– Ski-ashensori „Hurdhat e kaçakëve 1“ (Ajduchkaramnina 1) – GE.

– Ski-ashensori „Kroni i Plakës“ –Aerodrom.

– Ski-ashensori „Kroni 1“ –Teteks.

– Ski-ashensori „Kroni 2“ –Teteks.

– Teleferiku me dy ulëse „Shën Ilija“.

– Teleferiku me dy ulëse „Maja e Kaltër“ –Ceripashina.

Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchkaramnina 2)–GE.

 

Për herë të parë këtë vit, sezoni i skijimit hapet pas shpalljes së Malit Sharr për Park Kombëtar. Për nder të kësaj, më 15.12.2021 do të mbahet edhe eventi solemn “BARDHËSIA E SHARRIT – BUKURIA E SHARRITme fillim nga ora 11:00,në parkingun para hotel “Sllavija” në Ski-Qendrën“Kodra e Diellit”.Ky event solemn organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria eEkonomisë, në bashkëpunim me ELEM TURS. Përveç shënimit të fillimit të sezonit të skijimit, për herë të parë që nga shpallja e MalitSharr si Park Kombëtar, në këtë ngjarje solemne do të promovohet edhe Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar – Mali Sharr thuhet në komunikatën e Elemit.

 

Ekipi menaxhues i udhëhequr nga Drejtori i ELEM TURS, Adem Avziu,periudhën e kaluar ka punuar intensivisht në modernizimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” dhe për herë të parë pas 30 vitesh po ndërmerren aktivitete për përmirësimin e kushteve dhe mundësive në Ski-Qendrën”Kodra e Diellit”.

Gjatë shtatë muajve të fundit është punuar në një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës së skijimit dhe shënjimin e shtigjeve të skijimit. Është investuar në shteg të ri skijimi 2 km të gjatë, në të cilën është instaluar ndriçim shtesë ku poashtu mund të realizohet edhe skijim nate. Gjithashtu, Qendra e Skijimit për herë të parë këtë vit ka tualete publike, gjithsej pesë, ndërsa për këtë ski-sezon është investuar edhe në dy minibar-restorante moderne të vendosura pranë shtigjeve të skijimit ku skiatorët do të mund të freskohen dhe pushojnë. Për herë të parë në historinë e Kodrës së Diellit po ndërtohet parku më i madh i borës (snowpark) në rajon, një vend për adhuruesit e sporteve adrenalinike. Për sezonin e ardhshëm është zgjidhur çështja e parkimit për vizitorët e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”. Krahas parkingut të madh, përballë stacionit policor (P1), këtë sezon janë vënë në përdorim të plotë edhe dy parkingje të reja ekzistuese (P2 dhe P3). Parkingu P2 ndodhet nën h. Sllavija, ndërsa Parkingu P3 ndodhet përballë h.Skardus. Të njejtat janë sinjalizuar me shenja adekuate dhe mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet e Qendrës së Skijimit.

Duke shfrytëzuar këto parkingje kemi fituar edhe 250 deri në 300 vend parkingje shtesë, gjë që mundëson parandalimin e krijimit të kaosit të trafikut që e kemi me vite me radhë, sidomos gjatë sezonit dimëror. Poashtu, planifikojmë që gjatë fundjavave kur frekuentimi është më i lartë dhe automjetet parkohen edhe disa kilometra larg,të vendosim autobus falas për të transportuar vizitorët deri te terrenet e skijimit.

Janë marrë të gjitha masat për skijim të sigurt duke siguruar shtigjet e skijimit, por edhe duke respektuar protokollet shëndetësore. Për herë të parë këtë sezon, lëshohet në përdorim Info&SOS linja telefonikepa pagesë, në të cilin vizitorët në çdo kohë mund të marrin informacione shërbimi ose të kërkojnë ndihmë nëse gjenden në vështirësi. Në tërë Qendrën e Skijimit, në vende adekuate janë vendosur informacione mbi Rregullat dhe ndalesatpër skijim dhe sjellje në shtigjet e skijimit për sigurinë e vetë skiatorëve. Biletaritë, gjithsej pesë, janë të shënuara dukshëm dhe janë të vendosura në vende të përshtatshme me qëllim që të mënjanohen turmat e mëdha që ishin një pamje e zakonshme gjatë sezoneve të kaluara të skijimit. Gjithashtu, janë të mbrojtura dhe të shënuara vendet për personat e vegjël me saja në Qendrën e Skijimit thuhet në komunikatën e Elem Turs.

Përgjegjësit e Qendrës së Skijimit dhe ekipi menaxhues janë në koordinim ditor, me qëllim respektimin dhe zbatimin konsistent të Planit të vendosur dhe të miratuar të aktiviteteve në Qendrën e Skijimit për sezonin dimëror 2021/2022.

Për këtë sezon të skijimit në funksion janë: Teleferiku me gjashtëulëse, Ski-ashensori „Hurdhat e kaçakëve 1“ (Ajduchkaramnina 1) – GE, Ski-ashensori „KroniiPlakës“ – Aerodrom, Ski-ashensori „Kroni 1“ – Teteks, Ski-ashensori „Kroni 2“ – Teteks,Teleferiku me dyulëse „ShënIlija“, Teleferiku me dyulëse „Maja e Kaltër“ – Ceripashina. Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchkaramnina 2)–GE.

E gjithë kjo ka kontribuar në rritjen e ofertës dhe përmirësimin e shërbimeve, në mënyrë që Qendra e Skijimit të bëhet më atraktive për turistët vendas dhe të huaj.

Në përpjekje që Kodra e Diellit të rikthejë shkëlqimin dhe rëndësinë që kishte dikur, Qeveria është po ashtu e përfshirë në mënyrë aktive. Realizimi i përkushtuar i planeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorë ka hasur në mbështetje të madhe nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Në dispozicion të vizitorëve të Ski-Qendrës, përveç objekteve të shumta akomoduese, janë edhe hotelet “Sllavija” dhe “Kodra e Diellit” të cilat menaxhohen nga “ELEM TURS” dhe që ofrojnë pako të shumta për akomodim dhe shfrytëzim të ski-biletave, shkollë për skiatorë të rinj, pajisje me qira, etj., si dhe zbritje për aranzhmanet shumë ditore në hotele thuhet në komunikatën e Elem Turs. KlanMacedonia/

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia