close
Top LajmeVendi

HAPET TENDERI PËR AUTOSTRADËN NË BLLACË

Screenshot_6

Për një pjesë të autostradës Shkup-Bllacë, ndërtimi i së cilës u paralajmërua para shumë vitesh, sot më në fund u shpall tenderi. Deri më 4 shtator ofertuesit kanë afat t’i japin ofertat e tyre për ndërtimin e dy kilometrave të para nga vendkalimi kufitar deri në fshatin Bllacë. Qeveria së voni nga korniza investuese e BE-së për Ballkanin Perëndimor mori 28 milionë euro, që janë baza për rrumbullakësimin e bazës financiare të këtij projekti.

Terreni nëpër të cilin do të kalojë autostrada e paralajmëruar gjatë kohë, Shkup-Bllacë është malor dhe i vështirë për t’u mposhtur, por si duket puna më e vështirë për institucionet shtetërore ishte sigurimi i mjeteve financiare për pjesën e rrugës me gjatësi prej vetëm 12 kilometra e gjysmë. Me paratë e siguruara evropiane, në samitin e Polonisë, projekti më në fund u bë realitet.

“Aplikuam në kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor dhe siguruam 28 milionë euro për këtë rrugë dhe aplikuam në BERZH për linjë kreditore që ta sigurojmë tërë linjën financiare. Ka një pjesë të rrugës, në zonë neutrale, së bashku me vendkalimin kufitar, kështu që pardje Qeveria vendosi që mjetet e fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar në vlerë prej rreth 8 milionë eurove, të alokohen për ndërtimin e rrugës midis dy vendkalimeve kufitare dhe vetë zonës kufitare.” –deklaroi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Dy kilometrat e parë, për të cilat nga sot u hap tenderi, ndërsa kompania amerikane është e angazhuar të përpilojë projekt, do të ndërtohen nga vendkalimi kufitar drejt Kosovës deri në fshatin Bllacë, me dy rrethrrotullime dhe një nyje. Kjo rrugë sipas përvojës së deritanishme në ndërtimin e autostradave do të duhej të kushtojë rreth 10 milionë euro, nga buxheti i vendit.

“Autostrada do të ndërtohet sipas standarteve evropiane, me dy korsi për vozitje dhe një korsi për ndalesë të detyruar në një drejtim. Gjërësia e korsive për vozitje do të jetë nga 3 metra e gjysmë, korsia për ndalesë të detyrueshme ka gjërësi prej 2.75 metra. Gjërësia totale e pjesës së asfaltuar të rrugës në një drejtim është 10.25 metra.” –shprehet Zoran Kitanov, NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Kitanov premton se do të përshpejtohet edhe ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, ku punët u ndërprenë për shkak të miratimit të këstit të ri të kredisë nga banka kineze Eksim, me kushte të volitshme. Edhe pse duhet të përmirësohen edhe gabime të tjera në projektimin e kësaj rruge, shpatet e rrezikshme, siç i numëroi sot Kitanov, me optimizëm paralajmërohet se vitin e ardhshëm do të mund të vozitet të paktën deri në gjysmën e autostradës së re. Në këtë korridor, i cili kalon edhe në pjesë malore, viteve të fundit komunikacioni po bëhet gjithnjë më i dendur, jo vetëm me udhëtarë drejt qyteteve turistike Ohër dhe Strugë, por edhe automjete të mallrave dhe të udhëtimit nga dhe drejt Shqipërisë fqinje. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia