close
Vendi

HAPJA E BIBLIOTEKAVE: NË PRITJE TË “DRITËS JESHILE”

fdbd6007-43bc_DSC_0024

Akoma asnjë vendim nga Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive për hapjen e bibliotekave në vend.

Nga biblioteka e Tetovës, përmes një shkrese thonë se mbyllja e bibliotekës kishte ardhur me kërkesë të Qevreisë dhe vetëm me kërkesë të tyre mund edhe të hapet.

“Edhe pse nga Ministria e Kulturës kemi gatishmëri se bibliotekat duhet të hapen, kjo kërkesë është dërguar para 15 ditëve deri te Komisioni për Sëmundje Infektive dhe në qeveri, mirëpo ende s`kemi vendim se kur do të hapen të njëjtat. Unë shpresoj se tani që filloi lehtësimi I shumë masave tjera, shumë shpejt do të kemi vendim edhe për bibliotekat. Pa këtë vendim dhe pa protokolin të cilin veç më e ka pregaditur komisioni pranë Ministrisë së Kulturës, po i cili duhet të kalojë në Qeveri, ne nuk mund të marrim rrezikun për hapjen e tyre, sepse kemi të bëjmë me palë dhe kështu mund të vemë në rrezik edhe lexuesit edhe punonjësit”, tha Njomza Imeri Ismaili, drejtoreshë e bibliotekës së Tetovës.

Televizioni Klan Maqedoni kërkoi prononcim edhe nga Qeveria se kur pritet të hapen bibliotekat, ashtu sic janë hapur restoranet, kazinot e shumë veprimtari të tjera publike, mirëpo nga atje akoma pa përgjigje./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia