close
Top LajmeVendi

HAPJA E NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT ME RMV DHE SHQIPËRINË

Screenshot_7

Plenkoviq dhe Von Der Leyen insistojnë për hapjen e negociatave 


Presidenca kroate dhe Komisioni Europian synojnë të bindin të gjitha shtetet anëtare për rêndësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit në 6 dhe 7 maj. Në seancë plenare të Parlamentit Europian, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kanë insistuar sërish mbi rëndësinë e hapjes së negociatave me të dyja vendet.

Vendet e Europës Juglindore nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Ato nuk do bëhen shtete anëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, apo Rusisë. E vemtja rrugë para tyre është Europa. Politika jonë duhet të strukturojë këtë marrêdhënie në një mënyrê serioze. Nëse politika jonë krijon përshtypjen se Ballkani Perëndimor do jetë gjithnjë paradhomë e Bashkimit Europian, kjo nuk do jetë e dobishme. Vendet do devijojnë, do të braktisin objektivat, do humbasin motivimin për reformat. Hapja e negociatave nuk është anëtarësim. Eshtë një proçes teknik i gjatë, i rreptë dhe i monitoruar. Ndaj, ndryshimi i metodologjisë dhe progresi i dy vendeve shpresojmë të na çojnë në sukesin e samitit të Zagrebit.” –thekson Andrej Plenkoviq, kryeministër kroat.

“Që samiti i Zagrebit tê jetë një sukses ne duhet të bëjmë përpjekjet tona. Ndaj, ne do të paraqesim një strategji të re brenda disa javësh, në mënyrë që tê diskutojmë modernizimin e procesit të zgjerimit, por pjesa më e rêndësishme është që t’u japim miqve tanë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një perspektivë për hapjen e negociatave. Ata kanë përmbushur kushtet që u kemi kêrkuar, ndaj tani është koha pêr ne që t’u japim një perspektivë të vërtetë”- deklaroi Ursula Von der Leyen, president e KE-së.

Për këtë qëllim, presidenca kroate, Komisioni Europian kanë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare dhe shumicës së dërrmuese të Parlamentit Europian, me përjashtim të grupimit të ektremit të djathtë:

“Ne jemi shprehur qartê, që vendimi i këshillit Europian për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte një vendim dritshkurtër. Ne shpresojmë që grupimi socialist do të flasë me miqtë e tye danezë, që grupimi i liberalëve do të flasë me Francën dhe që do të bindin ato shtete anëtare që hezitojnë ende pêr rëndësinë e hapjes së negociatave me dy vendet.” -tha Manfred Weber, kryetar i grupit EPP në PE

“Ne gëzohemi që ju e keni vendosur si prioritet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë.” – shprehet Iratze, kryetare e grupit S&D në PE.

“Ju na thoni që doni të hapni negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, atëherë që të gjithë shohin që këto vende edhe pse janë partnere dhe vende mike janë të gangrenuara nga korrupsioni dhe të ndikuara nga grupimet islamiste qofshin këto të Arabisë Saudite apo Turqia dhe nuk përmbushin asnjë kusht për anëtarësimin në BE. Dhe tani, pas vetos  së vendosur në tetor, fatkeqêsisht Emanuel Macron na thotë që qënka gati për hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.” –vlerëson Nicolas Bay,zv/ kryetar i grupimit të djathtë ID i PE.

Shtetet që duhen bindur plotësisht lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë mbeten Franca, Holanda dhe Danimarka. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia