close
Happy Day

HAPPY DAY – DITA BOTËRORE E MËSUESIT!

rufatrihapyday

Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit në programin e mëngjesit Happy Day ishte veteran i arisimit Rufat Rufati i cili foli në lidhje me evoulimin e arsimit ndër vite si dhe situatën aktuale të arsimit të vend dhe botë. Sipas tij ky mësim on-line është jo efektiv  andaj dhe duhen të merren masa nga institucionet kompetente sepse në pyetje janë fëmijët si e ardhmja e këti vendi.

Ndryshe zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s mbi statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën. Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve). Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia