close
Happy Day

“HAPPY DAY”: DITA NDËRKOMBËTARE E PËRKTHIMIT

4797F2BA-B5B5-4F15-BD48-DB280E4326D6

SKYPË – AIDA BORA – PËRKTHYESE


Në Ditën Ndërombëtare të përkthimit në programin e mëngjesit Happy Day në një lidhje me Skype nga Tirana ishte përkthyesja dhe njëherit kryeredaktorja e botimeve PEGI, Aida Bora.

Bora tregoi për sfidat e përkthimit në kohën që po jetojmë si dhe rolin kyç të përkthyesëve. Ajo potencoi gjithashtu që një rol të rëndësishëm luan edhe përgaditja e kuadrove apo edhe ekspertët e gjuhës në sensin e përkthimit.

Ndryshe kjo ditë shënohet çdo 30 Shtator në shumë vende të botës, në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit. Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global. Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia