close
Happy DaySport

“HAPPY DAY” KLAN M: AGIM IBRAIMI YLL QË NGA FËMIJËRIA

43F246B9-DBCE-4305-8299-5286FD8B3A07

Njëri ndër futbollistët më të suksesshëm në vendin tonë në 15 vitet e fundit  padyshim se  është futbollisti tetovar Agim Ibraimi aktualisht  pjesë e Kukësit në Kampionatin shqiptar. Në intervistë ekskluzive për Televizionin Klan Maqedoni që u emitua në emisionin “Happy Day” fletë për përvojën e tij në të gjitha ekipet që ka luajtur, si dhe për paraqitjet e tij në reprezentacion. Për angazhimin e tij në kampionatin shqiptar klubi i futbollit Kukësi, Agim Ibraimi thotë.

 AGIM IBRAIMI – FUTBOLLISTË I KF KUKËSI

Të them të drejtën me shumë kënaqësi e prita dhe pranova ofertën e Kukësit. Drejtor sportiv është Nderim Nexhipi. Para disa vitesh më cekur Nderimi se mos e mbyllja karrierën pa mos luajtur njëherë në kampionatin shqiptar. Dhe tashti i erdhi koha edhe me shumë dëshirë edhe me shumë kënaqësi pranova ofertën e Kukësit. Është një kampionat mjaftë i forte dhe  shpresoj një të ardhme shumë të mirë me Kukësin” deklaroi futbollisti Agim Ibraimi.

Maqedonia e Veriut  vitin  që e lëmë pas ka shënuar suksesin historik duke  u kualifikuar në “Euro 2021”. Realisht sipas  juve çfarë mund të presim nga  reprezentacioni ynë në këtë Europian të futbollit ?

AGIM IBRAIMI – FUTBOLLISTË I KF KUKËSI  

Me  lojën që kanë treguar unë mendoj se vendi i dytë është i hapur për të gjithë. Kështu që dihet se është një grup i vështirë mirëpo vendi  dytë është i hapur për të gjithë. Dihet se futbolli sot na ka sjell shumë, shumë befasi dhe besoj se edhe Maqedonia mund të befasoi në grupin e tyre” tha  Agim Ibraimi.

Agim Ibraimi viteve të fundit për shkaqe objektive  në ishte  ftuar  në reprezentacion por ai shpreson që sërish të kthehet.

AGIM IBRAIMI – FUTBOLLISTË I KF KUKËSI 

Unë besoj se do të japi maksimumin, nëse do jem unë i gatshëm dhe nëse do jem unë ai që do të ndihmoj reprezentacionit të Maqedonisë, pse edhe jo”, tha ai.

Agim Ibraimi i cili  karrierën e ka filluar te  Shkëndija e Tetovës  ka  luajtur edhe për Red Bull Sallzburg  të Austrisë, Olimpia të Lubjanës, Maribor, Domzhale, Kalgiari në Itali dhe  së fundit  është pjesë e KF Kukësi në kampionatin shqiptar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia