close
Happy DaySport

“HAPPY DAY” KLAN M: ARDIAN NUHIU- TRAJNERI I VITIT NË KOSOVË

Screenshot_1

Federata e Futbollit të Kosovës përzgjodhi Ardian Nuhiun si trajneri më I mirë I vitit 2020, përpos Nuhiut I cili është nga Shkupi këtë vit edhe Ardian Cuculi u zgjodh si lojtari në formacionin më të mirë. Në emisionin e mëngjesit “Happy Day” në Klan Maqedoni, Ardian Nuhiu është prononcuar rreth shumë temave aktuale të futbollit në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri si dhe për sfidat e futbollit në kohë pandemie.

1.Cili është vlerësimi juaj për futbollin që zhvillohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?

“Në Shqipëri dallon shumë infrastruktura dmth ka stadiume shumë të mira për të zhvilluar ndeshje kurse Maqedonia dhe Kosova po punojnë në atë aspect unë shpresoj të bëhet sa më shpejtë sepse mund të kesh futbollist shumë cilësor në momentin që se ke fushën e mirë është e vështirë të tregosh vlerat e tua. Tash mendoj që Shqipëria për shkak të infrastrukturës e shofim shumë më lart, por mua më vjen mirë  ndërkohë që po investohet qoftë në Maqedoni por edhe në Kosovë”

2.Si e vlerësoni kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në EURO 2021 dhe çka realisht mund të presim nga vendi ynë në konkurencë me vendet e tjera pjesmarrëse?

“E vlerësoj shumë, dmth është një arritje e jashtëzakonshme e seleksionuesit të Maqedonisë poashtu edhe futbollistëve gjithashtu edhe nga Federata një punë e bërë shumë mirë, më gëzon shumë ky fakt për shkak që  do jetë interesi më I lartë dhe shpresoj dhe besoj shumë që do fillohet që të investohet edhe më tepër në futboll që prap do të kthehem tek infrastruktura, shpresoj që të rregullohen sa më shpejtë stadium që të bëhen fusha të mira qoft edhe drita që të zhvillohen ndeshjet edhe në mbrëmje ku mendoj që do ketë ritëm edhe më të lartë. Kurse sa I përket ecjes në kampionatin evropian mendoj që me plot meritë kanë arritur të shkojnë atje pse jo nuk I shof pse duhet të dorëzohemi se nuk I shof që do bëjmë…tani të gjithë po luajmë futboll mendoj që kemi cilësi dhe kualitet për diçka edhe më tepër në kampionatin evropian.”

3.Në kampionatin vendor përfundoi pjesa vjeshtore, Shkëndija është lidere, ndërsa ndiqet nga Shkupi dhe Makedonija GJ.P. Si e vlerësoni ju këtë pjesë të kampionatin në Maqedoninë e Veriut?

“Gjithmonë mundohem si trajner ti ndjek edhe ndeshjet në kampionatin e Maqedonisë sepse është edhe puna jonë, mendoj që klasifikimi momental është real, sepse janë këto ekipe të cilat kanë ecur shumë mirë gjatë kmapionatit vjeshtor, dmth është Shkëndija këtu, Shkupi I cili po e ndjek dhe po e përcjell gjithashtu edhe Makedonija GJ.P. po shofim këtu një kampionat të ngushtë ku janë aty për aty ekipet dmth me pikë, do jetë edhe më I zjarrtë në pranverë sepse e dim që në pranverë edhe më e vështirë me pikët, ngelet të shohim se si do ecin ekipet.” /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia