close
Happy DaySport

“HAPPY DAY” KLAN M: QATIP OSMANI – TRAJNERI I SFIDAVE

BA16DCA5-43C0-4F49-A95F-75EC6A1F5DF4

Klubi i futbollit Renova pas rezultateve  të dobëta në  12 xhirot e sezonit vjeshtor, angazhoi Qatip Osmanin trajner përgjegjës të ekipit. Me ardhjen e tij Renova për ndeshje shënoi 3 fitore, 1 barazim dhe një humbje. Në emisionin e mëngjesit “Happy Day” në Klan Maqedoni, Qatip  Osmani është prononcuar rreth shumë temave aktuale të futbollit në Maqedoni të Veriut si dhe për sfidat që e presin ekipin e tij   në pjesën pranverore të kampionatit.

-A mendoni se Maqedonia e Veriut do të prezantohet  denjësisht në kampionatin Europian ?

 ”Sigurisht se gjatë kohë këtu në Maqedoni kemi  prit  ndonjë sukses ose nga  seleksioni I Maqedonisë ose të ndonjë klubi. Ashtu që këtë vit  patëm fat që reprezentacioni e bëri  këtë sukses dhe unë personalisht i  uroj  për këtë sukses  dhe në  kampionatin europian të jenë sa më prezantues, sa më konkurrentë. Ashtu që kënaqësia  duhet të jetë për të gjithë ne”.

 

Pas tre  viteve sërish ktheheni në ekipin e Renovës. A e keni pritur këtë kthim apo krejt erdhi spontanisht ?

“ Pas largimit nga Shkupi vendosa që njëherë mos të angazhohem nëpër klube. Thjesht doja të pushoj. Por kohën që e kalova në Renovë më la shumë një përshtypje pozitive. Klubi nuk kishte rezultate që dëshironte, erdhëm në bisedime për tu kthye në Renovë edhe ashtu vendosa që ta  pranoj kë obligim. Duke marr para sysh se e njohë edhe ekipin por edhe  strukturën e klubit dhe organizimin e klubit duke menduar se mund të ndihmoj”.

Si janë duke u zhvilluar para përgatitjet për fillimin përgatitjet për sezonin pranveror që fillon më  14 shkurt ? 

 “Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të sjellë disa përforcime. Bëhet fjalë për disa lojtarë që janë me të vërtet kualitativ  që së paku do të jenë në nivelin e Ligës që luajmë dhe shpresojmë se Renova do të jetë edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Parë. Plani për vitin e ardhshëm është që me 4 janar të nisim me përgatitje, ku fazën e parë do ta zhvillojmë në këtë në Tetovë. Nga 22 janari  do të jemi në Ohër, ku planifikohendisa ndeshje miqësore që të gatshëm ta presim kampionatin”. 

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia