close
Sport

“HAPPY DAY”: KLEOPATRA SALIAJ NJË YLL I RI I PESHËNGRITJES SHQIPTARE

3C91F294-ECE8-471D-9766-D955850B8C8A

Peshëngritja konfirmohet edhe një herë si sporti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. Pas sukseseve të arritura nga Briken Calja apo Erkand Qerimaj, një shpresë tjetër i këtij sporti këtë sport në Shqipëri është 19 vjeçarja nga Fieri Kleopatra Salijaj, kampione europiane. Në  intervistën ekskluzive për emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni, peshëngritësja shqiptare Kleopatra Salijaj flet për karrierën e saj, sukseset por edhe për pandeminë.

Viti 2020 është veçuar me situatën e pandemisë COVID 19. Atëherë na thoni si e keni përballuar  vitin e pandemisë, 2020 ?

KLEOPATRA SALIJAJ – PESHËNGRITËSE

Për mua veçanërisht, nuk është se më ka dëmtuar shumë, përkundrazi më bëri që unë të stërvitesha më shumë.Ishin çështje që u mbyllën gjithçka dhe unë kam vazhduar stërvitjen time ditëpër ditë në shtëpi që të arrija një rezultat. Për mua ishte më mirë që u shtynë garat sepse duke u stërvitur më shumë duke  arritur më lartë. Ndërsa për tjerët ka qenë shumë e rëndë sepse ishin shumë sportiest të cilët ishin gati për kampionatet.

-Sukseset tuaja i bëjnë krenar të gjithë shqiptarët, pasi  ju keni  pretendime që të kualifikoheni  në Lojërat Olimpike Veror. Atëherë  na  thoni cilat  janë pretendimet e tuaja  dhe  sa janë gjasat  që të kualifikoheeni  në  “TOKIO 2021” ?

KLEOPATRA SALIJAJ

“Kampionati i parë është në Moskë, është Europiani I I të riturëve, poashtu është edhe Botërori i U-20. Të dyhja  këto kampionate  janë kualifikues. Nëqoftëse futemi në zonën e mewdaljeve kualifikohem pë Lojërat Olimpike”   Gara e pare pritet të realizohet nga  fundi i shkurtit kampionati kombëtar

Në Shqipëri gjithmonë ka pasur peshëngritës emra të njohur që kanë sjellë medalje vendit. Sipas juve cilat janë ata emra të cilët kanë dhënë më të mirën për vendin?

KLEOPATRA SALIJAJ

Me Erkandin bëjë stërvitje bashkë, jemi në të njëjtën palestër, ndërsa me Brikenin kam kontaktuar edhe nga afër. Të dy janë sportist shumë të mirë. Për Brikenin shpresojmë të hynë në zonën medalje në Lojërat Olimpike, do zoti që të jenë medaljet e para për Shqipërinë, sepse Shqipëria s’ka marr asnjëherë medalje Olimpike në asnjë lloj sporti

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia