close
Rajoni

Haradinaj: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

FB_IMG_1649441637542

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar nëpërmes një postimi në Facebook se nuk është kandidat për president të Shqipërisë, pas shkrimeve më disa medie shqiptare.

“Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë.

Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër
Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”, ka shkruar Haradinaj.“Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit.

Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik”, ka theksuar ish-kryeministri i Kosovës.“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë”.

Spekulimet në disa medie të Tiranës nisën pas një takimi që Haradinaj zhvilloi para disa ditësh me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në fotografitë e postuara, ata shihen të afërt, pas përplasjeve publike që kishin pasur më herët./Ekonomiaonline

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia