close
Rajoni

HARADINAJ: TË INTERESUAR PËR HEKURUDHËN PRISHTINË – DURRËS

Screenshot_6

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është shprehur optimist për realizimin e një linje hekurudhore Prishtinë-Durrës.

Në një konferencë për media kur u pyet nëse do të ketë marrëveshje me Beogradin për linjat hekurudhore pas asaj ajrore, Haradinaj, tha se më të interesuar janë që të jetësojnë linjën hekurudhore me Shqipërinë. Megjithatë sipas tij fillimisht duhet të bëhet një analizë për këtë projekt.

Projekti i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri është përmendur vite më parë. Madje në janar të vitit 2015 ministrat e Infrastrukturës së Kosovës dhe Shqipërisë ishin pajtuar që menjëherë të fillojnë punimet nga grupet e ekspertëve për ndërtimin e kësaj linje.

Për projektet rajonale ishte diskutuar edhe në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Itali, në kuadër të të cilit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit për vendet e këtij rajoni. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia