close
miss

Në qytetin izraelit Eilat, për të 70-tën herë u organizua evenimenti për gruan më të bukur në botë – Miss Universum. Fituese për vitin 2021 u shpall 21-vjeçarja Harnaz Sadu – Mis India.

Harnaz Sadu pas vetes la 79 garuese. Mis Paraguaji Nadja Fereira ishte shoqëruesja e parë, derisa Mis Afrika Jugore, Lalej Msvane, shoqëruesja e dytë.

Sipas traditës kurorën për gruan më të bukrur në botë e ndau fituesja e vitit të kaluar, meksikania Andrea Mesa, e cila kurorën e mbajti vetëm shtatë muaj për shkak se zgjedhja ishte anuluar, shkaku i pandemisë.

Harnaz Sadu në këtë garë u prezantua si mbështetëse për forcimin e pozitës së gruas në botë. Ajo është aktore kurse inspirohet nga Prajanka Çopra.

Sadu ishte favorite edhe tek bastoret dhe tashmë është e njohur në botën e modës kurse ishte edhe fituese e garës LIVA Miss Diva.

India herën e fundit, në zgjedhjen për Mis të Botës fitoi në vitin 2000 falë aktores, Leri Duti.

Në Mis Bota 2021, për herë të parë garuan edhe përfaqësuese nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse pas dyzet viteve u paraqit edhe përfaqësuesja e Marokos./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia