close
Top LajmeVendi

Harxhimet jetësore: Për një vit çmimet rriten për 10.5%

MARKET-1

ÇMIMI I VAJIT TË USHQIMIT PËR NJË VIT RRITET PËR 31.9%

Inflacioni dyshifror po troket në dyert e Maqedonisë së Veriut. Harxhimet jetësore në Prill të vitit 2021 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak janë rritur për 10.5%, derisa cmimet me pakicë janë rritur për 11.1% – thonë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Krahasuar me Marsin e vitit 2022, harxhimet jetësore në Prill janë rritur për 2.25, kurse cmimet me pakicë për 25. Për vetëm një muaj, vaji i ushqimit është rritur për 20.2%, kurse perimet e freskëta për 12.9%.

Shtrenjtime brenda një muaji janë shënuar edhe tek pemët, djathi, mishi, sheqeri, uji mineral, pijet e gazuara, thuajse për të gjithë produktet ushqimore.

Enti Shtetëror për Statistika ka regjistruar lirime minimale të disa produkteve, por asnjëri prej tyre nuk ëhstë në pjesën e produkteve ushqimore.

Rritje enorme e cmimeve është shënuar edhe në transport prej madje 21.8%. Transporti rrugor është rritur për 16.9% derisa cmimet e trafikut ajror për 52.9%. Ndryshime nuk ka vetëm në transportin hekurudhor.

Brenda një viti, rritje më e madhe e cmimeve prej 31.9% është shënuar tek vaji I ushqimit. Nga Prilli 2020 deri në Prill 2021 harxhimet e jetës në pjesën e ushqimit dhe pijeve joalkoolike janë rritur për 14.8%

Krahas vajit, brenda një viti vërrehet rritja e cmimeve të perimeve për 24.1%, derisa indeksi i harxhimeve jetësore tek buka dhe drithërat janë rritur për 17.2%. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia