close
VendiVideo

HASANBEG: BANORËT KËRKOJNË NDIHMË, JO PREMTIME

2016-08-09_140523

Dy ditë pas tragjedisë banorët e Hasanbegut mezi po marrin veten nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut. Në ndihmë të banorëve kanë dalë shumë organizata joqeveritare, institucionet shtetërore, por  banorët assesi të harrojën  tmerrin që përjetuan nga kjo katastrof. Shumë familje, shtëpitë e të cilëve i vizituam ishin akoma nën ujë dhe çdo gjë brenda tyre ishte e shkatërruar.                       

 Këtu ishim në taras kur ndodhi përmbytja, këtu kishte ujë shumë, vetura të shumta të cilat i kishte marrë uji me veti. Deri tani nuk kemi pranuar asnjë ndihmë, vetëm ekipet e zjarrfikësve që vinë nëpër disa shtëpi për t’ju ndihmuar të moshuarve të cilëve nuk ka kush t’ju ndihmojë”- thotë Abedin Arifi-banor.

Në kohën kur po vinte uji mezi u mbajta në rrethojat e shtëpisë në të kundërtën do të më merrte uji. Kur u kthyem këtu u ngjitëm shkallëve ndërsa pjesa posht ishte e tëra me ujë, për 10 minuta erdhi uji, a ishte ajo nga liqeni i Smilkovës apo është diçka tjetër që nuk tregojnë. Deri tani nuk kemi asgjë, erdhën disa persona nuk e dim a janë nga qeveria apo privat, na kanë sjellur buk, ujë dhe letra, ujë na kanë sjellur edhe mbrëmë.Çdo herë që ka reshje të shiut ne kemi probleme si me kanalizimin, por kjo ishte shtesë”- deklaron një nga banore

Ndërkaq familjari i Zemrije Sinanit dhe voglushit Endrit Sinanin nënë dhë birë të cilët humbën jetën gjatë përmbytjeve në Hasanbeg tregon momentin se si ka ndodhur fatkeqësia, ai për televizionin tonë tha se ka kërkuar më orë të tërë për të gjetur trupat e tashmë të ndjerëve.

Gjatë ditës së sotme në zonat e përmbytura ka qëndruar edhe ambasadori i Kosovës Ylber Hysa së bashku më ZV kryeministrin për Çështje Evropiane Arbër Ademi. Ambasadori kosovar shprehu gatishmërin për ndihmë nga shteti i Kosovës, por edhe të FSK-së, ndërkaq Zv kryeministri Arbër Ademi tha se institucionet shtetërore kanë ndërmarr të gjitha hapat dhe mekanizmat me qëllim të menaxhimit më të suksesshëm nga pasojat e vërshimeve.

Banorët e Hasanbegut të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë thonë se janë akomoduar nëpër shtëpit e familjarëve të tyre, ata gjithashtu apelojnë deri tek të gjithë institucionet, organizatat që operojnë në vend dhe jashtë tju dilet në ndihmë me çka munden, por më të theksuara janë uji për pije, veshmbathje si dhe mjete higjenike. /H. A. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia