close
VendiVideo

HASANBEG, SHKUP: BANORËT – TË TMERUAR DHE REVOLTUAR

2016-08-08_124657

Shkupi dhe disa zona periferike të saja gjatë ditës së djeshme janë goditur nga moti Ikeq.Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje dhe ku janë regjistruar viktimat, janë vendbanimet Hasanbeg, Stajkovce, Haraçinë, Smillkovë etj.

Hasanbegu është njëra nga pjesët më të prekura nga moti i lig që e kapi Shkupin me rrethinë. Banorët e Hasanbegut të tmerruar nga ajo që mbrëm përjetuan tregojnë se si kanë shpëtuar, ata thonë se ekipet e shpëtimit kanë arritur vonë në këtë lagje, ata gjithashtu  kanë drejtuar akuza drjet institucioneve shtetërore pasi sic thonë ata me vite të tëra edhe pse u është premtuar nuk është rregulluar kanalizimi i kësaj lagje.

 Në këtë lagje për momentin nuk ka energji elektrike, kurse banorët kanë filluar të pastrojnë shtëpitë e tyre nga ajo që u ka mbetur dhe të heqin prurjet që ua kanë bllokuar rugët. Në terren për tju ndihmuar banorëve të kësaj ane kanë filluar tu dalin në ndihmë edhe shumë organizata. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia