close
Vendi

HASANBEGU PAS PËRMBYTJEVE: LARG NORMALITETIT TË JETËS

2016-08-09_180823

Tri ditë pas përmbytjeve, banorët e lagjeve periferike të Shkupit kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pa energji elektrike , pa ujë të pishëm, por edhe më keq: kanë mbetur pa familjarët e atyre që humbën jetën tri ditë më parë. Edhe përkundër angazhimit të të gjitha mekanizmave institucionale, banorët e lagjeve të përmbytura me shumë vështirësi po mundohen të kthehen në nomralitet.

Në ndihmë të banorëve të lagjeve të përmbytura kanë dalë edhe nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Zv/drejtori i kësaj drejtorie Ekrem Zendeli për televizionin tonë bëri të ditur se ekipet e tyre ndodhën në terren dhe me intensitet të lartë po punohet në gjashtë sektorë.

Zendeli gjithashtu bëri të ditur se në ndihmë iu kanë dalë edhe shtetet fqinje, por edhe nga BE-ja.

Ndërkohë që ekipi ynë po qëndronte në zonat e përmbytura, grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të një 11-vjeçari nga Stajkovçi. Me intensitet të pazvogëluar po vazhdojnë kërkimet edhe për foshnjën 15 muajshe e cila rezulton si e zhdukur e që në momentin e vërshimeve ishte më babain e saj Furkan Fejzullahu, gjithashtu viktimë e përmbytjeve. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia