close
Rajoni

HELMIMI NË KQZ: VUÇIQ E QUAN “SHPIKJE”

Screenshot_1

“Duan eliminimin e listës serbe”


I quan shpikje helmimet në Prishtinë gjatë numërimit të votave nga Serbia. Kjo ka alarmuar politikën në kryeqytetin serb nga ministra e deri tek presidenti, Alleksandar Vucic. Zyrtarët serb thonë se shqiptarët duan të manipulojnë votat, pasi duan ta eleminojnë listën serbe. Një katastrofë e ka quajtur Vucic këtë ngjarje duke apeluar për kujdes tek ndërkombëtarët.

“Nëse serb nuk do të ketë më në institucione atëherë e dini se ku janë ata dhe si do të detyrohen të mbrojnë lirinë dhe vatrat e tyre. Ne kemi luftur partnerët tanë ndërkombëtarë që edhe ata të bëhen të njerëzishëm bashkë me shqiptarët që të mos i ndihmojnë në këto qëllime të sëmura pasi në të kundërtën kam frikë që po i afrohemi një katastrofe.”- tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Vuçiq ka pyetur se si ka mundësi që vetëm shqiptarët dhe jo vëzhguesit serbë janë helmuar me votat nga Serbia. Siç ka thënë ai, kjo ngjarje, ka një prapavijë politike dhe asgjë tjetër.

“Kanë shpikur një rrëfim për helmim me zarfe nga Serbia. Kanë thënë se anëtarët e komisionit qëndror janë helmuar, por jo edhe anëtarët serb. Tani nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar, por gjithsesi konstatojnë që duhet të ndaluar listën serbe. Unë vetëm mund t’u them që kjo mund të lë pasoja katastrofike në marrëdhëniet serbo-shqiptare.” –deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Reagimet kanë ardhur edhe nga Zyra për Kosovën, disa ministra dhe Lista Serbe që kanë qenë një zërit që këto vota mund të mos kenë më vlerë pasi kanë frikë nga përmbytja e rezultatit në favor të serbëve të tjerë që nuk arritën të futen në kuvend dhe nuk kanë mbështetjen e shtetit serb. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia