close
Sport

HENDBOLL: BRESTOVAC NUK ËSHTË MË SELEKSIONUES I RMV-s

D6ED7707-C7E2-4841-8C4F-B64FC0D8E757

Pas rezultateve jo të mira në kampionatin botëror të hendbollit për meshkuj  që mbahet në Egjipt, reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut  nga  dita e sotme  ka mbetur  edhe pa seleksionuesin , Danillo Brestovac.

Federata e Hendbollit e Maqedonisë së Veriut e me një njoftim në faqen e vetë zyrtare, ka vërtetuar informacionin se Brestovac do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut pas një viti e gjysmë në pozitën e seleksionuesit. Ai ka arritur në qershor të vitit 2019, ndërsa do të largohet në janar të vitit 2021.

“Federata e Hendbollit të Maqedonisë së Veriut dëshiron të informojë opinionin se shtëpia maqedonase e hendbollit dhe zotëri Danilo Brestovac, më 26 janar të vitit 2021, bashkërisht janë pajtuar që ta ndërpresin bashkëpunimin rreth angazhimit hendbollistëve  për ekipin e seniorëve në kategorinë meshkujve. Danilo Brestovac ka qenë në këtë funksion në periudhën nga qershori i vitit 2019 deri në janar të vitit 2021”  thuhet në njoftimin e  Federates së Henbollit të Maqedonisë së Veriut.”

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Hendboll për meshkuj morri pjesë në Kampionatin Botërorë që mbahet në Egjipt  në vend  të Çekisë , e cila anuloi pjesëmarrjen për shkak të numrit të madh të hendbollistëve të infektuar me COVID-19. Maqedonia e Veriut në Egjipt zhvilloi gjashtë ndeshje ku shënoi  vetëm  një fitore dhe pesë humbje. Seleksionuesi i reprezentacionit  të Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet shumë shpejt  pasi pasojnë ndeshjet kualifikuese kundër Danimarkës për Kampionatin Europian që do mbahet në Slloveni dhe Hungari. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia