close
Sport

HENDBOLL: ÇEKIA HOQI DORË, RMV-ja NË KAMPIONATIN BOTËROR NË EGJIPT

38A06C79-5443-4BF0-BECC-61BBE9134AA6

Reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut në Hendboll do të luajë në Kampionatin Botëror në Egjipt, që fillon të Mërkurën dghe do të zgjasë deri më 31 Janar. RMV-ja do të garojë në vend të Çekisë, e cila anuloi pjesëmarrjen për shkak të numrit të madh të hendbollistëve të infektuar me COVID-19.

Këtë informatë edhe zyrtarisht e konfirmuan krerët e IHF-së në faqen e tyre të internetit.

“Çekia na dërgoi njoftim zyrtar se nuk do të merr pjesë në Mundialin në Egjipt. Konform rregullores për gara, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror I bëmë thirrje Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, që ishte rezerva e parë në listën tonë” – thuhet në komunikatën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit – IHF.

RMV-ja do të jetë në Grupin G bashkë me Suedinë, Egjiptin dhe Kilin. Tre reprezentacionet më të mira nga cdo grup kalojnë në fazën tjetër. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia