close
Sport

HENDBOLL: DANIMARKA KRYESON GRUPIN 1 TË “EURO-2022”

HENDBOLLL

NË BRATISLAVË SOT ZHVILLOHEN NDESHJET E GRUPIT 2


Mbëmë në Budapest të Hugarisë, janë zhvilluar  tre ndeshje të raundit të dytë në Grupin  1 të Kampionatit Evropian të hendbollit për meshkuj që mbahet në Hungari dhe Sllovaki.  Befasinëmë të madhe  në  raundin e  dytë e bëri Islanda e cila mundi  Francën me rezultatin 29:21 dhe tani me  katëpikë ndajnë pozitën e dytë në Grupin 1. Kombëtarja  daneze  edhe kësaj radhe  nuk lejoi  befasi  pasi   shënoi  fitore  të ngushtë kundër Kroacisë me rezultat 27-25 dhe  vazhdon të mban kreun e tabelës duke rrugëtuar  fuqishëm drejt  finales së madhe. Mali Zi pas tre fitoreve të njëpasnjëshme, mbrëmë pësoi humbje nga Holanda me rezultatin 30-34.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara  në fazën e dytë në Grupin 1 , tabela  është sa vijon: Danimarka me 6 pikë, Franca dhe  Islanda me nga 4 , Holanda dhe Mali Zi me nga 2, ndërsa Kroacia me 0 pikë.

Sonte  në program janë tre ndeshje të Grupit 2, që zhvillohen në  palestrën  “Ondrej Nepela Arena” në Bratisllavë të Sllovakisë. Takohen: Polonia – Rusija  (15:30),  Gjermania – Suedia (18:00) dhe Spanja – Norvegjia (20:30). /KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia