NDESHJA ZHVILLOHET NË ORËN 20:30 NË KAIRO
Në Kairo të Egjiptit zhvillohet edicioni i 27-të Kampionati botëror i hendbollit për meshkuj, ku marrin pjesë 32 vende të ndara në tetë grupe. Në këtë Kampionat pjesëmarrëse është edhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, e cila si rezervë e parë, u ftua në botëror, pasi Cekia hoqi dorë shkaku i infektimeve me COVID-19.
Maqedonia e Veriut sonte me fillim në orën 20:30 në Palestrën “Cairo Halls Complex “ në Kairo, do të debuton në Kampionatin Botëror të hendbollit për meshkuj që mbahet në Egjipt. Reprezentacioni ynë që garon në grupin G, sonte takohet me kombëtaren e Suedisë. Seleksionuesi Danillo Brestovac shprehet optimist se vendi ynë mund të kualifikohet në raundin e dytë
DANILO BRESTOVAC- SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT
“Mendoj se me këtë formacion që është në fazën e formimit, mendoj se jemi mjaftueshëm të përgatitur dhe mund të luftojmë në mënyrë të barabartë me të gjitha reprezentacionet e botës. Kështu edhe në këtë grup kundër Suedisë, Egjiptit dhe Kilit. Për ne është shpërblim që jemi në kampionatin botërorë” tha Danillo Brestovac.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në këtë kapionat do të prezantohet me forca të reja. Situatë e njëjtë mbretëron e dhe në kombëtaren suedeze. Sipas njoftimeve së paku 10 hendbollistë të kombëtares skandinave, nuk janë në listën e seleksionuesit.
Ndryshe në ndeshjen e parë të Grupi G, reprezentacioni i Egjiptit mbrëmë mundi Kilin me rezultat 35-29 duke dëshmuar se është favorite në këtë grup. /KlanMacedonia