MAQEDONIA E VERIUT- SLLOVENIA FILLOJNË NË ORËN 15:30
Edicioni i 27-të Kampionati botëror I hendbollit për meshkuj që është duke u mbajtur në Egjipt nga dita e sotme do të vijon me ndeshjet e fazes së dytë në grupin 3 dhe 4. Faza e dytë Botërorit hapet me ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë që fillon në orën 15:30. Për reprezentacionin tonë është kjo hera e tretë që përballen në botërorë. Deri më tani sllovenët janë përparësi meqë kanë shënuar fitore në të dyja takimet. Për të besuarit e seleksionuesit Brestovac është obligim që të kenë qasje shumë serioze në krahasim me ndeshjet kundër Suedisë dhe Egjiptit kur pësuan disfatë të thellë. Fitorja eventuale e reprezentacionit tone do të kishte vlerë për renditjen përfundimtare.
Ndeshjet e grupit 3 dhe 4 do të luhen sot, të premten dhe të dielën, ndërsa ato të grupi 1 dhe 2 të enjten, të shtunën dhe të hënën
Sot në kampionatin botëror të hendbollit për meshkuj zhvillohen ndeshjet e raundit të pare në grupin 3 dhe 4..
GRUPI 3: Maqedonia e Veriut- Sllovenia (15:30), Rusia – Egjipti (18:00) dhe Suedia – Bjellorusia (20:30)
GRUPI 4: Zvicra – Islanda (15:30), Franca – Algjeria (18:00). Portugalia – Norvegjia (20:30)
Nesër në program janë ndeshjet e raundit tëparë të grupit 1 dhe 2. Takohen:
Grupi 1: Uruguai – Polonia (15:30), Hungaria – Brazili (18:00) dhe Spanja – Gjermania (20:30).
Grupi 2: Japonia – Argjentina (15:30), Kroacia – Bahrejni (18:00), Danimarka – Katari (20:30).
/KlanMacedonia