close
Sport

HENDBOLL: NORVEGJIA PËR TË KATËRTËN HERË KAMPION BOTE

Norvegjia

NË FINALE NORVEGJIA MUNDI FRANCËN 29-22


 

Me ndeshjen finale ndërmejt Norvegjisë dhe Francës e cila  përfundoi me fitoren e kombëtares norvegjese 29-22, përfundoi edicioni i 25-të  jubilar Kampionati Botërorë i hendbollit për femra që u zhvillua në “Palau d’Esports de Granollers” në qytetin e katalonas Granollers në Spanjë.

 

Kombëtarja  norvegjeze e hendbollit të femrave në finalen e madhe  të botërorit shënoi fitore bindëse kundër Francës me rezultatin 29-22, me  një lojë fenomenale në pjesën e dytë. Lojtarja më e mire ishte Reistad e cila shënoi 6 gola, ndërsa Merk, OftedalBredal dhe Dale Bratset shënuan nga  pesë gola. Pë Francën më efikase ishte Pino me  katër gola të shënuar.

Për kombëtaren norvgjeze ishte ky tutulli i katërt pas tre titujve  të fituara  në vitin 1993, 1999, 2011 pas plot 10 viteve arrijnë të fitojnë edhe titullin e katërt kampion bote dhe atë në edicionin jubilar i 25 me radhë. Norvegjia ka edhe katër vende të dyta dhe po aq të treta.

Kombëtarja Franceze u deshtë që të kënaqet me medalejn e argjendtë, Franca deri më tani ka të fituara dy tituj kampioni, ndërsa pesë here ka dal e dyta.

Më herët  në ndeshjen pë vendin e tretë kombëtarja e  femrave  të Danimarkës mundi Spanjën me rezultatin 35:28 dhe kështu fitoi medaljen e bronztë.

Në këtë kampionat botëror të hendbollit të femrave që zgjati nga 2 deri më 19 dhjetor  morën pjesë gjithësej 32 shtete.
Botërori i radhës pas dy viteve do të zhvillohet në tre shtetet skandinave Danimark, Norvegji dhe Suedi./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia