NDESHJA E SOTME NORVEGJI-SUEDI VENDOS PËR GJYSMËFINALEN
Në ndeshjet e raundit të katërt në grupin 1, të kampionatit europian të hendbollit pë meshkuj që u zhvilluan në palestrën “MVM Dome” në buadapest u shënuan këto rezultate: Mali Zi – Franca 27-36, Danimarka – Holanda 35-23 dhe Islanda – Kroacia 22-23, Tabelë e kryeson Danimarka me 8 pikë dhe është vendi I pare që gjysmëfinale, Franca ka 6 pikë, Islanda 4, Mali Zi dhe hOlanda nga 2 pikë. Të mërkurën zhvillohen ndeshjete raundit të pestë dhe të fundit në Grupin 1 ku edhe do të vendoset për ekipin e dytë që do të kualifikohet në finale. Takohen: Mali Zi – Islanda, Holanda – Kroacia dhe Danimarka – Franca
Në grupin 2 sot zhvillohen ndeshjete e fundit e raundit të dytë, takohen: Polonia – Spanja , Gjermania – Rusia dhe Suedia – Norvegjia. Duke marrë para sysh situatën në renditjen e tabelës në Grupin 2 ku tre kombëtare kanë nga 6 pikë si Norvegjia, Suedia dhe Spanja, andaj ndeshja mes Norvegjisë dhe Suedisa do të jetë vendimtare se cila nga këto vende do të kualifikohet në gjysmë finale pasi Spanja e ka më lehtë kundër Polonisë. /KlanMacedonia/