close
Sport

HENDBOLL: SLLOVENIA AKUZA EGJIPTIT – ISHIM TË HELMUAR NGA USHQIMI

EsLyz3NXAAIdSwX-780×470

Reprezentacioni i Sllovenisë në Hendboll nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Egjipt, pasi në ndeshjen vendimtare kundër nikoqirit luajti baraz 25:25.

Megjithatë, ekzistojnë dyshime serioze se sllovenët kanë qenë të helmuar para ndeshjes me Egjiptin. Madje 12 hendbollistë kishin kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të pretendimeve për helmim nga ushqimi. Janë prononcuar edhe nga Federata e Hendbollit e Sllovenisë.

“Asnjëherë në reprezentacionin e hendbollit nuk kemi kërkuar justifikime dhe cdoherë marrim përgjegjësi për cdo projekt. Sigurisht se mundeshin të bëjmë ndryshe, madje edhe më mirë, por kësaj radhe me të vërtetë dhe brenda natës u gjetëm në situatë në të cilën asnjëherë s`kemi qenë më parë” – njoftuan nga FH të Sllovenisë.

Nga ana tjetër, sllovenët janë ankuar në IHF edhe për shkak të njerëzve që ishin të pranishëm në sallën “Kairo Stadium”. Përkundër asaj se tribunat duhej të ishin të zbrazëta, sipas sllovenëve, ka pasur madje 1.000 tifozë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia