close
Sport

HENDBOLL: SOT LUHET FINALJA E BOTËRORIT PËR FEMRA

Boterori hendboll

NË FINALE TAKOHEN NORVEGJIA – FRANCA


 

 Me ndeshjen finale  që që do të zhvillohet  sot me  fillim në ora 17:30  edhe  zyrtarisht  do të përfundon edicioni I 25-të Kampionati botëror i hendbollit të femrave  që zhvillohet në Spanjë. Në finale luajnë Norvegjia – Franca, ndërsa për vendin e tretë përballen  Spanja – Danimarka.

 

Norvegjia  dhe  Franca  sot  do të  përballen  në  finalen e madhe të Kampionatit  botëror të hendbollit  për femra.  Kombëtrja  e Francës është  fituese  e medaljes së artë në Lojërat Olimpike  në Tokio, ndërsa ajo norvegjeze janë kampionët aktualë të Evropës, pasi vitin e kaluar mundën në finale Francën me 22:20. Tani sërish këto dy skuadra do të luajnë për titull, por tani bëhet fjalë për kupën planetare.

Në nëntë duelet e fundit të ndërsjella, vetëm një herë Norvegjia fitoi bindshëm me 30:21 në një ndeshje kontrolluese , dhe tetë ndeshjet e tjera përfunduan me jo më shumë se dy diferenca. Nëse Norvegjia fiton titullin, do të jetë hera e katërt që ata janë kampione bote dhe do të barazohen me Rusinë në krye të listës së të gjitha kohërave.

 

Ndeshjen për vendin e tretë do ta  diskutojnë nikoqir  Spanja  kundër  Danimarkës . Sipas njohësve të mirë të hendbollit Danimarka edhe pse luan në fushë si mysafir pritet të arrijë në bronz. Takimi  Spanjë – Danimarkë  fillon në orën 14:30./ KlanMacedonia / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia