close
Rajoni

HEQJA E KUFIRIT MES KOSOVËS E SHQIPËRISË, NË PROCES

08ef0000-0a00-0242-8006-08d9cba5eeba_cx5_cy12_cw92_w1597_n_r1_st

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

“Po punohet për mundësinë që në raste festive, fatkeqësive natyrore apo rrethana të ngjashme për të kaluar kufirin kudo jashtë pikave kufitare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie.

Të gjitha këto masa dhe veprime, sipas ministrisë, kanë filluar të zbatohen, por për arsye teknike, financiare, të sigurisë, duhet kohë të zbatohen plotësisht, ‘ashtu siç është vullneti i palëve’./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia