Hidhen mjete piroteknike në drejtim të policisë së Kosovës në veri

Disa persona në fshatin Rudar të Zveçanin kanë hedhur mjete piroteknike afër patrullave të Policsë së Kosovës, kur këta të fundit kishin ndaluar një kamion, i cili bartte 56 krerë dele, pa dokumentacionet e nevojshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Kamioni më pas është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orë 22:15./KlanKosova

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share