close
Showbiz

HIRUSHJA RIKTHEHET NË VERSIONIN MODERN

DF-04915R (1)

MUZIKALI I RI ME CAMILA CABELLO NË ROLIN KRYESOR SI NJË GRUA AMBICIOZE ME ËNDRRA TË MEDHA


Përralla mijëra vjeçare e Hirushes do të jetë  më e rëndësishme se kurrë. Nuk ka ende datë, por numërimi prapa ka filluar. Në shtator, ekskluzivisht në Amazon përralla e lashtë do të transmetohet në versionin modern si musical. Filmi që do të mbajë të njëjtin emër do të drejtohet nga Kay Cannon e do të përfshijë një kast yjesh si Camila Cabello në rolin kryesor, Idina Menzel, Billy Porter, Minnie Driver, Nicholas Galitzine dhe Pierce Brosnan.

Historia daton nga Egjipiti i lashtë i dinastisë, më pas Giambattista Basile e Vëllezërit Grimm, hirushja është përralla më e njohur në glob ku në mbi dy mijë vjet është shfaqur në mbi treqind versione, bazuar në traditat e ndryshme popullore të secilit vend që kanë modifikuar dhe ripunuar disa elemente. Por një mit i vërtetë u bë vetëm falë Ëalt Disney të vitit 1950.

Në muzikalin e ri Amazon heroina e luajtur nga Camila Cabello do të jetë një grua e re ambicioze me ëndrra më të mëdha se bota në të cilën jeton, por e mbështetur nga Fab G (Billy Porter), me këmbëngulje ajo do të jetë në gjendje t’i kthejë ëndrrat në realitet.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia