close
VendiVideo

HISTORIANËT KËRKOJNË “TERREN TË PASTËR” NGA POLITIKANËT

Screenshot_5

Gabimisht është krijimi i përshtypjes se përcaktimi i datës për negociatat para aderuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, varet nga puna e Komisionit për Cështje arsimore me Bullgarinë. Petar Todorov-anëtar i komisionit të përzier maqedono-bullgar që kërkon bazë të përbashkët për personalitetet historike, përpos që e vlerëson si “ultimatum të dëmshëm” kërkesën e Kryeministrit bullgar Borisov që deri në tetor Komisioni të gjejë zgjidhje për kontestin rreth trashëgimisë historike të Goce Dellçevit, shton se historianët në këtë problematikë me siguri se do të punojnë më shumë vite.

“Për këtë shkak me rëndësi për punën e komisioneve është që politikanët të qëndrojnë larg dhe t’ua lënë punën ekspertëve. Atë moment kur vetë anëtarët e komisionive janë ulur të debatojnë për diçka, do të thotë se janë ulur të kërkojnë zgjidhje. Dhe nuk ka nevojë nga ultimatume dhe afate” tha Petar Todorov, historian.

Krijimi i atmosferës nga rezultati i punës së komisionit për çështje historike varet fillimi i negociatave para aderuese me BE-në është një hap shumë i gabuar – thotë Todorov.

“Zyrtarisht nuk kemi dëgjuar nga Brukseli e as nga institucionet që janë të thirrur për këtë se data e negociatave varet nga rezultatet e punës së Komisionit. Çështja e dytë që dua ta them është se për çështjen e datës nuk duhet të kërkohen përgjigje tek anëtarët e komisionit, por tek faktorët relevant politik. Ne nuk jemi ata.” -deklaroi Petar Todorov, historian.

Në Ballkan të gjithë kemi një histori të përbashkët, por të mohohet ky fakt është problematike – thotë Todorov.

“Në fakt ajo që mbizotëron në shkencën bashkëkohore është se nuk ka histori që nuk është ndarë. Shumë me rëndësi është që këto koncepte historiografike të interpretohen në mënyrë të drejtë, e jo sipas nevojave politike. Ballkani është përplot me personalitete që u përkasin vendeve. Shembull rasti me Sami Frashërin – Shqipërinë dhe Turqinë. Ai është një personalitet i rëndësishëm edhe për Historinë e Turqisë dhe për historinë shqiptare. Nuk ka asgjë të keqe në këtë.” -shprehet Petar Todorov, historian.

Sipas Todorovit, shqetësuese është që edhe më tej në Ballkan shkruhen libra shkollor të historisë me tonalitete fitoreje, lidhur me të tjerët, madje siç thotë edhe militariste për krijimin e shteteve të mëdha.

Kjo është problematike dhe duhet të tërhiqet nga librat shkollor nëse duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, jo vetëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Nuk mund të thoni, në njërën anë se duam të shkojmë në Europë, kurse gjatë kësaj ta mbani rrëfimin e vjetër historik të ndasive dhe krijimin e antagonizmave” –vlerëson Petar Todorov, historian.

 Trashëgimia historike e Goce Dellcevit, tash poër tash mbetet mollë sherri në punën e Komisionit me ekspertët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Por, siç thotë Todorov, ata do të vazhdojnë të kërkojnë pika të bashkimit dhe ndërlidhjes mes dy vendeve, siç është gjetur një bazë e përbashkët për Mbretin Samoil dhe iluministët Kirili dhe Metodi dhe Klimenti e Naumi. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia