close
SportTop Lajme

HISTORIKE: RMV-ja DO TË LUAJË NË BALOTAZH PËR KATAR 2022

mkd-island-7-960×640

Përfaqëasuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të luajë në balotazhin për Kampionatin Botëror në Katar 2022, pasi sonte me 3:1 mposhti Islandën në Shkup duke siguruar vendin e dytë në Grupin J.

Ezxhan Alioski në minutën e 7-të paralajmëroi triumfin me një gol të bukur pas asistimit të Aleksandar Trajkovskit. Loja e shkëlqyeshme në pjesën e parë nuk u kurorëzua me golin e dytë dhe Islanda na “dënoi” në minutën e 54-të përmes Jon Dagur Torstajnson.

Por, në skenë paraqitet Elif Elmas, I cili fillimisht në minutën e 65-të shënoi për 2:1. Futbollisti I Napolit më pas ndikoi që Johaneson të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe të përjashtohet nga loja.

RMV-ja shfrytëzoi përparësinë në terren që ta shënojë edhe golin e tretë, që sërish u shënua nga Elif Elmas në minutën e 87-të./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia