close
Bota

“Hitleri kishte gjak hebre”, Putin i kërkon falje kryeministrit izraelit për komentet e Lavrov

KBG_GPO462.jpg

Pas një telefonate me Vladimir Putin, kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë se presidenti rus ka kërkuar falje për komentet e bëra nga ministri i jashtëm rus, Lavrov. Në deklaratën e tij, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov pretendoi se Adolf Hitleri kishte dhe “gjak hebre”.

“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte edhe gjak hebre,” tha ai.

Izraeli në veçanti ishte shprehur kundër komenteve, duke thenë se ishte një gënjeshtër “e pafalshme”.

Një falje nga Putin është diçka befasuese, duke pasur parasysh se vetëm dy ditë më parë Ministria e Jashtme Ruse po vazhdonte të mbronte komentet dhe të akuzonte Izraelin për mbështetjen e “neo-nazistëve” në Ukrainë.

Bennett tha se pranoi faljen dhe falënderoi Putinin për sqarimin e pozicionit të tij./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia