close
Rajoni

HOLANDA, PENGESË PËR NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

rama-holanda

Holanda duket se do te jete serish pengese per hapjen e negociatave të Shqipërisë. Teksa Bundestagu vendosi që Gjermania të japë dritën jeshile në samitin e tetorit duke propozuar përmbushjen e disa kushteve paralelisht me nisjen në praktikë të bisedimeve, ministri i jashtëm i holandez Stef Blok thote se qëndrimi i Holandës nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, vendi Shqipëria mund të hyjë në këtë fazë të procesit vetëm kur të ketë plotësuar kushtet që u vunë nga Brukseli qershorin e vitt të kaluar.

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”.

Megjithate pritet te shihet vendimi i tetorit, pasi ministria e jashtme gjermane ka qartesuar se rezoluta e bundestagut do te sherbeje edhe per te bindur vendet skeptike. I pyetur nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ecin bashkarisht në këtë fazë të procesit, Blok tha se Tirana dhe Shkupi është mirë të trajtohen të ndara në çështjet e integrimit.

“Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”.

Ministri i jashtëm holandes shtoi më tej se në samitin e tetorit  i takon secilit vend anëtar të japë mendimin e tij për zgjerimin, ku në vendet skeptike renditen Franca e Danimarka. Berlini do të votojë pro sipas rekomandimit të Bundestagut që kërkon ngritjen deri në pranverën e ardhshme  të Gjykatës Kushtetuese dhe përfundimin e reformës zgjedhore për të nisur më pas bisedimet për çdo kapitull të anëtarësimit. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia