close
Top LajmeVendi

HOLSHTAJN: MBËSHTETJE PËR RMV-në EDHE NGA QEVERIA E RE GJERMANE

anke-holstajn-960×720-960×720

“NUK ËSHTË E RASTIT QË MINISTRJA E RE GJERMANE PËR EVROPË TAKON DIMITROVIN”

Qeveria e re gjermane në marrëveshjen e koalicionit qartë ka theksuar se mbështet procesin aderues në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerëson se në periudhën e ardhshme duhet të hapen kapitujt e parë me RMV-në dhe Shqipërinë – ka deklaruar për Dojche Velen në gjuhën maqedonase, Ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Hollshtajn.

Ana Lirman që vjen në vend Mihael Rotit në pozitën e Sekretarit Shtetëror për Evropë takimin e parë do ta ketë me Zv/Kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov. Sipas ambasadores gjermane kjo nuk është e rastit.

ANKE HOLSHTAJN – AMBASADORE E GJERMANISË NË SHKUP

“Unë jam shumë e bindur se ka shumë simbolikë që Ministrja e re për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, si mysafir të parë të huaj do ta pranojë Nikola Dimitrovin. Kemi deklarata të qarta në marrëveshjen e koalicionit për politikën tonë për Ballkanin Perëndimor dhe kjo qartësi paraqet risi”

Ndërkaq, gjatë vizitës në Gjermani, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov ka takuar ish-Ministrin për Evropë, Mihael Rot. Roth, në një deklaratë për media ka thënë se RMV-ja e meriton perspektivën evropiane.

MIHAEL ROTH – ISH-MINISTËR PËR EVROPË

“Qeveria e re mbetet e përkushtuar për këtë. Tre partitë që kanë formuar Qeverinë e re mbeten të përkushtuar që të gjejnë një zgjidhje të mençur që të tejkalohen kontestet dypalëshe. Mos hiqni dorë. Mos hiqni dorë është mesazhi im tek miqtë e shquar në Bruksel dhe në gjithë BE-në – t`i realizojmë premtimet tona”

Duke rikujtuar se BE-ja është një bashkësi shtetesh ku sundon parimi I konsensusit, Ambasadorja Hollshtajn, lidhur me kontestin me Bullgarinë ka theksuar se Gjermania nën drejtimin e Merkelit ka bërë gjithçka që mundet që të lirohet rruga drejt BE-së, duke premtuar se përkrahje të parezervë do të ketë edhe nga Qeveria e re e Olaf Sholcit. /KlanMacedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia