close
Vendi

Holstein: Të gjendet zgjidhje që është e pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen

fff-696×398

“Është e nevojshme të gjendet zgjidhje për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila do të jetë e mirë për të dyja vendet”. Këtë e tha sot ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein. Ajo theksoi se Franca, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, aktualisht ka një rol udhëheqës në BE.

“Ne të gjithë pajtohemi se duhet të ndihmojmë për të gjetur një mënyrë dhe një zgjidhje që do të jetë e mirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, tha Holstein në përgjigjen nëse Gjermania ka ndonjë plan për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Shkupit dhe Sofjes.

Holstein, e cili sot së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski vizitoi kompaninë gjermane të automobilave “Markart” në fshatin Dolno Kalaslari në Veles, po ashtu theksoi se politika e zgjerimit të BE-së sot më shumë se kurrë është politikë e sigurisë.

“Ky fakt duhet të nënkuptojë përgjegjësi për të gjithë në momentet kur duhet të merren vendime”, tha Holstein.

Ndërsa, kryeministri Kovaçevski, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se qëndrimi i liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është i saktë, se partia nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të, përveç nëse ka garancë nga Sofja se nuk do të ketë kushte të reja, ai tha se deklarata është pothuajse identike me të tij.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia