close
KultureTop LajmeVendi

“HONEYLAND” BËN RMV-në MË TË KËRKUAR NË GOOGLE

Screenshot_7

E gjithë vëmendja drejt “tokës së mjaltit”  


Maqedonia e Veriut është evidentuar vendi më i kërkuara në Google, lidhur me çmimet Oskar, pas nominimit të filmit “Honeyland” për këtë çmim. Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia të nominohet në dy kategori për çmimin Oskar.

Filmi ”Honeyland” i nominuar në dy kategori për çmimin Oskar ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë ndër vendet më të kërkuara në Google.  Kjo është konfirmuar nga “Google trends” në rrjetin social Tuitter.

“Maqedonia e Veriut, vendi i filmit Honeyland e nominuar për çmimin Oskar, është vendi më i kërkuar në botë, lidhur me kërkimet për këtë çmim për momentin”thuhet në postimin e Google Trends në Tuitter.

Pas nominimit në dy kategori për Çmimin Oscar, filmi “Honeyland” që tashmë është i kapshëm për publikun edhe përmes platformave online ka zgjuar interesim të jahtëzakonshëm në vend, rajon dhe botë.

Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia e Veriut të nominohet për çmimin Oskar në dy kategori për dokumentarin më të mirë dhe filmin më të mirë ndërkombëtar. Ndarja e Çmimeve Oskar do bëhet në eventin që organizohet më 9 shkurt në Los Anxhelos të Kalifornisë. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia