close
Kulture

“HONEYLAND” ME DY NOMINIME PËR OSKAR

oscar

Dokumentari dhe filmi i huaj më i mirë


Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditura nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit më 2019. Në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në garë është edhe filmi i Maqedonisë së Veriut – Honeyland.

Filmi dokumentar i Maqedonisë së Veriut “Honeyland” i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov mori dy nominime për Oskar, për dokumentarin më të mirë dhe për filmin më të mirë të huaj- ka publikuar faqja zyrtare e Çmimeve Oskar. Ky është filmi i parë në historinë e Maqedonisë me dy nominime për Oskar.

HONEYLAND është një film për Atixhe Muratovën, gruaja e fundit kultivuese e bletëve të egra në Evropë, e cila mjaltin e mbledh sipas parimit “gjysmë për mua, gjysmë për bletët’. Ekipi kishte xhiruar këtë film për tre vjet në lokalitete të ndryshme në Maqedoni. Autorët e filmit nominimet i kanë ndjekur nga Ekuadori.

Faqja e Facebookot të “Honeyland” shpreson se dokumentari do të sjell ndryshime.

“Filmi provokon një ngushëllim të sinqertë. Është një arritje e madhe. Por, më i madh duhet të jetë ndryshimi në të cilin shpresojmë. Ky ndryshim fillon nga secili prej nesh individualisht. Filmi bën thirrje për modesti, kurse kur e shohim dashurinë në sytë e shikuesve, besojmë se mesazhi është lexuar.” –shprehen në fejsbuk.

Filmi dokumentar “Honeyland” gjatë vitit 2019 ka fituar çmime prestigjioze në Evropë dhe SHBA, kurse operatorët e filmit Fejmi Dauti dhe Samir Luma kanë fituar çmimin për kinematografinë më të mirë. / Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia