close
Bota

HONG KONG: PËRLESHJE NDËRMJET PROTESTUESVE DHE POLICISË

Screenshot_1

Policia në Hong Kong ka përdorur topa uji, plumba gome dhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, që sot kanë dalë në rrugët e Hong Kongut. Në Hong Kong për më shumë se tre muaj janë duke u organizuar protesta anti-qeveritare.

Protestuesit sot kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të policisë dhe autoritetet arrestuan disa persona. Ende nuk është bërë e ditur se nëse ndokush është plagosur gjatë përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia