close
Bota

HOTELI I TRUMPIT ME 70 MILION DOLLARË HUMBJE

trump

KONFLIKT INTERESASH PSE NË TË BUJTËN SHTETARË TË HUAJ

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kështu, raportohet se hoteli i tij luksoz në Uashington, ka humbur rreth 70 milion dollarë gjatë kohës kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë. Konstatimi vjen nga një raport i Kongresit për Mbikëqyrje dhe Reforma i cili kontrollohet nga demokratët.  

Sikurse njofton Zëri i Amerikës, në hotelin e Trumpit përderisa ishte President, kanë qëndruar mysafirë dhe shtetarë të huaj të cilët në Shtëpinë e Bardhë kanë pasur takime me të. Sipas demokratëve, në Këshillillin e Kongresit, Trump ka raportuar se nga hoteli ka fituar mëse 150 milion dollarë përderisa ishte në pushtet e në fakt del se kishte humbur 70 milionë. Nga qeveritë e huaja, respektivisht nga 7.400 bujtje të mysafirëve nga jashtë, ai ka fituar 3.7 milion dollarë – që hap çështjen e konfliktit të interesave, për shkak se Kushtetuta amerikane ia ndalon Presidentit të pranojë para ose dhurata nga zyrtarë të huaj.

Avokatët dhe një zëdhënëse e organizatës së zotit Trump kanë mohuar të ketë konflikt interesash duke pretenduar se gjithçka ka qenë në përputhje me ligjin. Këshilli i Kongresit ka konstatuar se Trump kishte tërhequr paratë e veta përmes punëve të tjera gjë që organeve kompetente ua ka vështirësuar aplikimin e ndalesës për përftime nga hoteli./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia