close
Ekonomi

HOTELIERËT: 15 MIJË PUNËTORË JANË PUSHUAR NGA PUNA 

114592014

Pakoja e parë dhe e dytë e masave ekonomike të miratuara nga qeveria janë të papranueshme për sektorin e hotelierisë. Ata sot deklaruan se më nuk do të kërkojnë ndihmë nga qeveria sepse nuk janë të dobishme dhe do t’ua shtojnë borxhet. Informuan se nga ky sektor, ndoshta më i madhi, deri më tani 15 mijë punëtorë tashme janë pa punë.

Rreth 15 mijë të punësuar në hotelieri tashmë janë pushuar nga puna. Ata janë rreth 60% e të gjithë të punësuarve në këtë sektor. Hotelierët nuk kërkojnë ndihmë nga shteti sepse ato masa që u janë opruar nuk janë të dobishme dhe do t’ua shtojnë borxhet.

“Është shumë e rëndësishme ta dijë opinioni se të gjitha masat që propozohen dhe janë miratuar për momentin, në qoftë se i shfrytëzojmë do të hyjmë në borxhe të mëdha pas krizës që nuk e dimë kur do të përfundojë, gjithashtu dëshiroj të theksoj se masat nuk i përfshijnë të gjithë në  hotelieri dhe nuk është marrë parasysh se ne nuk jemi sektor i prekur, por sektor i mbyllur me vendim.”

Hotelierët ankohen se janë në gjendje totalisht të pasigurtë, ndërsa moskoordinimi në mes sektorit të biznesit dhe qeverisë shkakton gjendje konfruze të të punësuarve.

“Thirrja publike nga ana e njerëzve të parë të qeverisë që të punësuarit të mos nënshkruajnë marrëveshje shkakton gjendje konfuze te të punësuarit sepse dikush nuk do dhe jo se nuk ka mundësi të mbajë barrën.”

Ministria e punës dhe politikës sociale sot informoi se të gjithë ata që kanë mbetur pa punë kanë të drejtë të kompenzimit në para në vlerë 50% të pagës mesatare neto për 24 muajt e fundit. Të drejtë për kompenzim në para ka personi i papunë që ka qenë në marrëdhënie punë së paku 9 muaj pa ndërprerje ose 12 muaj me ndërprerje gjatë 18 muajve të fundit, para ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Ministria bëri thirrje që ata që kanë mbetur pa punë të drejtohen ne Qendrën për punësim në vendin ku jetojnë në afat prej 30 ditësh nga momenti kur i kanë ndërprerë marrëdheniet e punës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia