QEVERIA MOHON, JANË TË GATSHËM PËR KOMUNIKIM ME OPH-në
Qeveria, me masën e parë të pakos së pestë anti-krizë, sic thonë nga Oda e Pavarur e Hotelierëve, “lokomotivave” të Odës Ekonomike u dhuroi 162.4 milionë euro, kurse hotelierëve edhe më tej, me vendime, ua kufizon orarin e punës – reagojnë nga Oda e Hotelierëve. Nga Qeveria janë kundërpërgjigjur se hotelierët duhet të kenë mirëkuptim për kërkesat e tyre.
OPH-ja është e pakënaqur nga masat qeveritare për tejkalimin e pasojave nga covid-kriza. Nga kjo Odë I japin afat Qeverisë që deri më 25 Janar t`i miratojë kërkesat e tyre për krijimin e masave të vecanta për ndihmë dhe përkrahje të drejtpërdrejtë. Hotelierët kërkojnë edhe barazimin e TVSH-së për shërbimet hotelierike në 10% si dhe anulimin dhe riprogramimin e procedurave ekzekutuese.
OPH
“Durimi ynë, në pritje të ftesës për takim dhe diskutim, ku presim që Qeveria t`i pranojë kërkesat tona me procedurë të shkurtër, është drejt fundit. Qeveria bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave e kanë për obligim dhe përgjegjësi për mbijetesën e industrisë hotelerike deri në përfundim të pandemisë së COVID-19”
Por, Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se në pakon e parë dhe të dytë anti-krizë ka patur masa për sektorin hotelerike dhe në pjesën e përkrahjes financiare përqindja e shfrytëzimit të ndihmës nga ky sektor, ka qenë solide.
FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Unë jam I hapur të komunikoj madje edhe me ata që mendojnë ndryshe, pa marrë parasysh nëse janë një grup I vogël ose grup më I madh I subjekteve ekonomike. Kishte periudhë prononcimi për grumbullimin e propozimeve për masat. Do t`i shohim dhe do të bisedojmë, por duhet të kuptojmë se në këtë periudhë të ëvshtirë, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për pritjet dhe mundësitë”
Ndryshe, nga e Enjtja 21 Janar, orari I punës I objekteve hotelerike rikthehet deri në orën 21.00, ashtu sic ishte para vendosjes së masave shtrënguese më 18 Dhjetor për shkak të festave të fundvitit. Autoritetet e shëndetësisë në vend nuk e përjashtojnë mundësinë që orari I punës të vazhdohet edhe deri në orën 23.00. /KlanMacedonia