close
EkonomiVendi

HOTELIERËT ME MUZIKË, U DËRGUAN MESAZH AUTORITETEVE

download (1)

Krahas paralajmërimeve për hapje, nga Oda e hotelierëve për TV Klan thonë – protokollet nuk janë hartuar në koordinim me ne, për këtë arsye nuk kanë logjikë ekonomike.

Para se të fillojnë me punë, një pjesë e madhe e hotelierëve janë të pakënaqur. Martin Angelovski nga Oda e hotelierëve pranë Lidhjes së Odave ekonomike për Tv Klan thotë se ashtu siç urdhërojnë protokollet dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse, hotelierët që në fillim do të fillojnë të punojnë me humbje.

“Kemi vërejtje në lidhje me protokollet, kur të fillojmë të punojmë duhet të ketë ndonjë logjike ekonomike, protokollet janë projektuar që në 9,6 metra të ketë vetëm një  tavolinë me dy karrike, përkatësisht me 4 karrike, por dy persona mund të ulen përveç nëse nuk janë familje, ky është kapacitet shumë i  vogël, problemi tjetër është se për katër ne nuk kemi mekanizma t’i legjitimojmë njerëzit nëse janë familje ose jo”, tha Agellovski.

Angelovski thotë se protokollet janë përgatitur pa konsultim me ata, pikërisht për këtë mospërfillje nga ana e autoriteteve, ata sot vendosën që të lëshojmë muzikë me zë të lartë nga restoranet dhe kafenetë e tyre në shënjë të dërgimit të mesazhit për autoritetet.

“Të gjitha kërkesat që i dorëzuam deri më tani, me këto protokolle injorohen. Komisioni normalisht që e sheh aspektin shëndetësor, megjithatë qeveria është ajo që duhet të bëjë kompromis në mes aspektit ekonomik dhe atij shëndetësor, gjithashtu ka qasje të ndryshme për sektorët e ndryshëm, punojnë konferencat, qendrat tregtare ku ka hapësirë të mbyllur, ndërsa ne jemi ende të mbyllur”, tha Angellovski.

Një nga objektet më të njohura hotelierike “Kupa Libre” në Ohër sot në mënyrë simbolike e lëshoi himnin e Maqedonisë së Veriut me qëllim dërgimin e mesazhit se pasiguria në sektorin hotelierik duhet të përfundojë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia