close
RajoniTop Lajme

HOTI: JA PSE IA NDALUAM HYRJEN VUÇIQIT NË KOSOVË?

6C8B986E-B763-4C1F-B07E-67EAA74DA62A

KLAN DEBAT: HOTI FLET PËR ZHVILLIMET NË KOSOVË DHE DIALOGUN ME SERBINË


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Klan Debat, të Seladin Xhezairi ka folur rreth një sërë problemesh e sfidash me të cilat përballet Kosova. Menaxhimi i pandemisë, arrestimet nga Specialja, por edhe situatën politike në vend, kanë qenë disa nga temat për të cilat është biseduar.

Që kur është themeluar Gjykata Speciale në vitin 2015, ka qenë e pritur që do të ndodhin arresime, u shpreh kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti, pavarësisht se nuk janë ditur emrat e atyre që do të akuzohen dhe për cfar veprash. Ai shtoi se do të shfrytëzojnë të gjitha instrumentet e Kushtetutës për t’iu dalë në ndihmë atyre.

AVDULLAH HOTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Ne do të shfrytëzojmë instrumentet e Kushtetutës dhe ligjor që kemi në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë këtyre që janë të përfshirë. Ne ofrojmë mbështetje për mbrojtjen e tyre, një mbështetje e përcaktuar me ligj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti I ka cilësuar si të papërshtatshme deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë serbë lidhur me Kosovën dhe kjo ka qenë aryseja pse autoritetet në Prishtinë, ditë më parë, nuk lejuan hyrjen e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

“Javëve të fundit kemi dëgju deklarata shumë të papërshtatshme shumë të pavend të zyrtarëve të lartë në Serbi, për cështje që për neve janë shumë të ndijshme, ndërkohë që konfirmohen të dhënat për varreza masive në Serbi, në të njëjtën kohë zyrtarë të lartë I kërcënojnë qytetarët e Serbisë që mund të ofrojnë potencialisht informata për vendodhjen e varrezave massive. Kjo ëhstë shqetësuese në kuptim të asaj që sa larg është ende shoqëria në Serbi drejt pranimit të fajësisë për krimet dhe terrori që ka ndodh në Kosovë dhe në gjith ish Jugosllavinë”.

Duke u ndalur të marrëdhëniet Kosovë- Maqedonia e Veriut, e në vecanti mbledhje të përbashkët mes këtyre dy vendeve që për vite me radhë flitet e nuk realizohet, Hoti I ka cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe se janë dakorduar për një mbledhje të përbashkët mes dy vendeve ku ekipet e dy qeverive janë duke punuar në këtë drejtim. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia